Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj partie, Albin Kurti ju ka thënë atyre se gjatë katër viteve qeverisje, janë punësuar 85 mijë punëtor. Ai ka theksuar më tutje se në fillim kur ai kishte marrë pozitën e kryeministrit, të punësuar kanë qenë 350 mijë persona, ndërsa sot janë 435 mijë të punësuar. Gjatë fjalimit të mëtejmë, ai ka përdorur analogji të shumta për të treguar se çfarë të arritura të mëdha e të jashtëzakonshme janë bërë gjatë qeverisjes së tij. “A e dini çka i bjen kjo? 85 mijë të punësuar i bjen më shumë se 6 stadiume ‘’Fadil Vokrri’’ të mbushun  përplot. Ose një mënyrë tjetër më shiku këtë, nëse e pjesëtojmë 85 mijë për numrin e ditëve, sa këna qenë në qeverisje, i bjen kemi punësu mesatarisht 50 njerëz në ditë. Nga një autobus njerëz e kemi punësu për çdo ditë këto 4 vjet ’’ ka deklaruar i ekzaltuar nga këto krahasime, lideri i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Edison Jakurti: Pas pandemisë u dyfishua numri i kosovarëve që kërkojnë punë në BE

Ekonomisti Edison Jakurti ka bërë të ditur se pas pandemisë së COVID-19 është rritur ndjeshëm …