Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka caktuar Bledi Çuçin ministrër të ri të Brendshëm. Gjithashtu, Milva Ikonomi do të jetë ministrja e re e Bujqësisë. Kështu ka bërë të ditur shefi i qeverisë shqiptare përmes një postimi në rrjetin social. “Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
