leoni

Rama

Kryeministri Rama: Tashmë janë identifikuar 60 kompani ndërtuese të cilat janë duke u hetuar nga shteti

Ashtu siç ka ndodhur rëndom pas fatkeqësive natyrore, kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbledhur qeverinë e tij në një mbledhje të jashtëzakonshme që në mëngjes. Fillimisht Rama tha se në Tiranë dhe Durrës është gati të fillojë procesi i meremetimeve, ku në Durrës janë 12 kompani të gatshme dhe presin lejen e autoriteteve. Shefi i ekzekutivit deklaroi se tashmë janë identifikuar 60 kompani ndërtimi të cilat janë duke u hetuar. Po ashtu, kryeministri theksoi se programi i rindërtimit kërkon një fuqi të madhe punëtore dhe se ky është një problem që kërkohet të zgjidhet duke angazhuar persona edhe nga jashtë. “Kemi një problem me fuqinë punëtore, të marrim edhe nga jashtë. Duhen mijëra njerëz që do të përfshihen në punë. Në seancën e datës 19 ta kalojmë në parlament, që e kemi bërë gati që në tetor për aksesin e fuqisë punëtore nga jashtë”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …