Rama

Kryeministri Rama thotë se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë sot se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i unifikojnë shërbimet konsullore. Kjo nuk do të nënkupton se bëhet fjalë për një Shqipëri të Madhe. Po ashtu Rama hodhi edhe idenë e krijimit të një konsullate ballkanike. Këto komente kryeministri Rama i bëri me rastin e lansimit të Shërbimit Konsullor “Online”, në të cilin do të gjenden plot 36 shërbime konsullore me procedura të thjeshta, tërësisht të standardizuara dhe të unifikuara në një platformë të vetme. Nëpërmjet këtij shërbimi konsullor “online” emigrantët shqiptarë do të votojnë në zgjedhje nga vendi ku jetojnë, pa qenë nevoja të vijnë në Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …