Parlamenti Evropian

Parlamenti Europian me 436 vota pro dhe 250 kundër, ka miratuar rezolutën e re për Shqipërinë

Parlamenti Europian me 436 vota pro dhe 250 kundër, ka miratuar rezolutën e re për Shqipërinë të hartuar nga raportuesi Knut Fleckenshtein. Rezoluta e re përmban 45 pika, ndërsa më thelbësoret janë zbatimi praktik i Reformës në Drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira më 18 qershor.  Fjala kryesore mbetet realizimi i shpejtë i “vetting”-ut, duke rivlerësuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët aktualë shqiptarë. Nga institucionet europiane kërkohet zbatimi i plotë i ligjit të Dekriminalizimit, duke përjashtuar nga listat e kandidatëve për deputetë të inkriminuarit, kërkohet transparenca dhe auditi për financimin e partive politike.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …