Kryeministri, Ramush Haradinaj është uruar nga kryeministri i Letonisë, Maris Kucinski

Kryeministri, Ramush Haradinaj është uruar nga kryeministri i Letonisë, Maris Kucinski. Në letrën e tij në mes tjerash thuhet: Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive. Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës. Urojmë që Kosova të ketë sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme në rrugën evropiane, thuhet në letrën që kryeministri i Letonisë, Maris Kucinski i ka dërguar kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Qëndrojnë të fortë dhe besimplotë, Thaçi e Veseli të palëkundur, drejtësia do të triumfojë

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë …