Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në ditën e parë të punës së Qeverisë së tij ka shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, të kryesuar më parë nga Murat Meha. Ai ka njoftuar se nga sot se ky komision do të drejtohet nga ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ka për detyrë ta krijojë një komision të ri për demarkim. “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka propozuar Qeverisë shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe njëkohësisht e ka caktuar ekspertin e njohur të Kosovës, profesor Shpejtim Bulliqi, që ta krijojë ekipin për të marrë përgjegjësitë për krijimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacion”, thuhet në njoftim.
