Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: Liria e shprehjes, armë për të luftuar padrejtësinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: Liria e shprehjes, armë për të luftuar padrejtësinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pranishëm në panelin për lirinë e medias, deklaroi se “liria e shprehjes është arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes”.

“Për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shprehjes nuk nevojiten vetëm ligje të reja, por një përpjekje tërësore shoqërore. Liria e shprehjes, arma më e fortë që kemi për të luftuar padrejtësitë, përfshi korrupsionin dhe shfaqjet negative në procesin e shtetbërjes. Nuk mund të përdoret për të vrarë lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizmi i funksionimit të saj”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se “cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë”.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Vetëvendosje nuk e dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, për shkak të mungesës së përfitimit politik

Dardan Molliqaj, kryetari i PSD-së, ka shkruar për përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, duke …