leoni

Kryeministri i vendit: Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri

Kryeministri Haradinaj: Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri

Në ditëlindjen e komandantit të UÇK-së dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga ministra dhe deputetë kanë vënë kurora lulesh pranë përmendores së komandantit Zahir Pajaziti. Me këtë rast, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj, tha se Zahir Pajaziti ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për lirinë e Kosovës. “Sot me një pjesë të kabinetit qeveritar, deputetë, kolegë të tjerë nderuam dhe vumë lule tek shtatorja e heroit të kombit. Është ditëlindja e komandantit Zahir Pajazitit dhe ky gjest i sotëm, ky nderim është pikërisht përcjellje e porosisë për çka breza e breza janë flijuar, për çka ai ka një rol të veçantë në lirinë dhe në kontributin për liri”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka qenë e hapur për kompromis me Kurtin dhe VV-në

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se partia e tij nuk ka pasur asnjë …