leoni

Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq mbështet serbët e Kosovës për themelimin e njëanshëm të Asociacionit

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq do t’i përkrah serbët e Kosovës që ta formojnë Asociacionin e komunave serbe njëanshëm. Gjatë ditës së sotme, Bërnabiq ka thënë se në muajin prill do të japë mbështetje për serbët e Kosovës që të formojnë Asociacionin njëanshëm pasi Prishtina nuk dëshiron ta bëjë siç janë dakorduar me marrëveshjen e Brukselit, transmeton lajmi.net.

“Nëse Prishtina nuk dëshiron vetë të respektojë marrëveshjen, do të japë mbështetje të plotë ndaj serbëve në Kosovë për të themeluar AKS-në dhe kjo do të ndodhë këtë muaj”, iu ka thënë gazetarëve Bërnabiq. Ajo ka shtuar se rindërtimi i qeverisë tani nuk është aktualitet pasi Serbia ka nevojë për unitet. Ndërkohë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë deklaruar se nuk do ta lejojnë themelimin e Asociacionit pa ndryshime kushtetuese, gjë që për serbët është e papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …