Kryeminsitri Haradinaj, është takuar sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer

Kryeminsitri Haradinaj, është takuar sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Palmer

Kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer. Haradinaj përmes një postimi ka bërë të ditur se temë diskutimi e këtioj takimi ishte edhe procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri si dhe faza finale e dialogut me Serbinë. “Kënaqësi si giithnjë të takoj Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mattheë Palmer, të cilin e informova për tranzicionin e FSK-së, në ngritjen e së cilës, roli i Amerikës dhe NATO-s mbetet i pazëvendësueshëm. Për fazën finale të Dialogut, Qeveria e Kosovës është e angazhuar për krijimin e një koncepti për unitet të forcave politike dhe ka hartuar Rezolutën përkatëse. Sa i përket arritjes së Marrëveshjes ligjërisht obligative me Serbinë, në kuadër të takimit, theksova qëndrimin e gjithanshëm, se jemi të paluhatshëm në ruajtjen e realitetit dhe qenësisë kushtetuese të Kosovës, që është arritur falë sakrificës së popullit tonë dhe investimit afatgjatë amerikan dhe të aleatëve tanë strategjikë”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha apelon për unitet: Nuk duhet kërkuar fajtori, por zgjidhja

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha, ka bërë thirrje për unitet dhe përgjegjësi politike në Shqipëri, …