Kryeporkurori, Aleksandër Lumezi dhe shefi i EULEX-it, pajtohen për bashkëpunim në çështjet e krimeve të luftës

Kryeporkurori, Aleksandër Lumezi dhe shefi i EULEX-it, pajtohen për bashkëpunim në çështjet e krimeve të luftës

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim njoftues me shefin e ri të EULEX-it, Lars Wigemark. Fillimisht, kryeprokurori Lumezi e ka uruar Wigemarkun për detyrën e re si shef i EULEX-it, me ç’rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial. Në këtë kontekst, është diskutuar nevoja për avancimin e bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta në funksion të forcimit të sundimi të ligjit në Republikën e Kosovës. Po ashtu, kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar shefin e EULEX-it me punën dhe vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit në ndjekjen e të gjithave formave të krimit, si edhe për sfidat dhe objektivat e këtij institucioni që kanë për qëllim fuqizimin e sistemit prokurorial dhe ngritjen e besimit qytetarë në institucionet e drejtësisë. Më tutje, Lumezi e ka informuar të parin e EULEX-it edhe me integrimin dhe punën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, e cila përbënë shembull të mirë të funksionimit shumetnik, ndërnjerëzor dhe ndërkolegial.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …