Edi Rama

Kryeministri, Rama, ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen më të madhe të virusit COVID-19

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ashpërsuar masat si pjesë e planit për të parandaluar përhapjen më të madhe të virusit COVID-19. Ai ka thënë se duke nisur nga sot çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, nga nesër, me urdhër të ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura. Rama tha se shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme.

Kontrolloni gjithashtu

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

PDK mban mbledhjen e rregullt të Kryesisë: Diskutohet kriza institucionale dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, ku ka diskutuar …