Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Është koha të kemi një kryeministër

Kryeministri, Albin  Kurti,  tashmë është lënë zbuluar nga partneri qeverisës. Ai duhet ta përballojë i vetëm sfidën që ia shtron mbajtja, menxhimi apo heqja e taksës së vënë Serbisë dhe Bosnjës nga pararendësi, Haradinaj.

Epidemia e korona virusit duket se nuk do të mjaftojë për ta mbajtur larg zhvillimeve këtë temë, edhe pse pandemi e shpallur ajo megjithatë nuk do të mjaftoi. Kryeministri e ka në dorë vendimmarrjen, derisa partneri qeverisës e ka në dorë fatin e qeverisë. Në këtë rast kemi të bëjmë me trungun dhe degën.

Dikush do pritet! Njëri vendim do bjerë!

Rrëzimi i qeverisë do të ishte një faturë shumë e fryer për ne, mos heqja e taksës mund të na futë në ujëra të turbullta, reciprociteti i vënë barazkohshëm me heqjen e taksës do të ishte vetëvrasje. Ky udhëkryq domosdo ka një dalje, por atë duhet ta gjej Kryeministri para se të përfundojë koha e premtuar nga eksponenti i LDK-së Skënder Hyseni në Shtëpinë e Bardhë.

Pra Kryeministër, po flitet për udhëkryq historie!

Shtëpia e bardhë edhe mund ta ndërrojë shtëpiakun e tij në zgjedhjet që po vinë, por asnjëherë ajo nuk do tejkaloi veten e ofenduar për hesapin tonë. Kjo gjendje e trashëguar nuk është menagjuar sa e si duhet deri tani. Mund të themi për gabimet e shumta të së shkuarës apo pakohën mirëkuptuese të së sotmes, por kjo nuk e ndihmon pozicionin tonë.

Mund të mos kuptohet drejtë pesha e momentit që po kalojmë për njëmijë arsye, mund të hipotezohet me kalkulime ndër më premtuese, mund të ushqehet çfarëdo dëliri, por bota reale nuk është thjeshtë norma. Bota reale është realiteti.

Ka shumë popuj në këtë botën tonë që kanë ndarë fate të njëjta me ne dhe akoma nuk janë të lirë. Nuk dihet a do ia dalin ndonjëherë të jenë të lirë, apo do e ndajnë fatin e shumë asimilimeve e zhbërjeve. Ne ia dolëm, sepse e deshëm lirinë në masën e duhur, në kohën e duhur, në gjirin e miqve të duhur! Jo thjeshtë për normën, por për realitetet.

Është i dinjitetshëm qëndrimi i mospërkuljes, ai e bënë njeriun të denjë për të pasjetuar pjesën e mbetur të jetës. Kjo do duhej të vlente edhe për popujt në një drejtësi hyjnore apo për këdo në një demokraci shoqërore përtej historisë. Sot nuk jemi atje ku na thërrasin idealet njerëzore prej gërhamave të epokave, prej nëngërmadhave të rënda të historisë ndaj duhet të sillemi brenda normave të shkruara dhe rregullave të pashkruara.

Nëse deri në para pak kohë kisha mendimin se mund të negocohej taksa me miqtë amerikanë, sot e kam të vështirë ta besoj një gjë të tillë. Andaj, si qytetar i këtij vendi e lus Kryeministrin Kurti të veprojë shpejt.

Nëse taksa do bëhet oguri i rënies së qeverisë ne do humbim shumë. Së pari do humbim mundësinë të bashkohemi për t’u harmonizuar për marrveshjen me Serbinë. Fragmentarizimi ynë sot e dëmton edhe zgjidhjen më të mirë që mund të na ofrohet.

Nëse jemi të bashkuar dhe harmonizohemi për marrëveshjen me Serbinë nuk do çojë peshë formati i bisedimeve, i cili mund të mos jetë në dorën tonë! Në të kundërtën pesha e çështjes është më e rëndë se sa mund të mbajnë shpatullat e cilit do si të vetëm e në përçarje!

E lus Kryeministrin ta gjej kurajon e mjaftueshme dhe veprimin e duhur që të mbetet në krye të qeverisë. Bazuar në zhvillimet e brendshme të së shkuarës, përgjatë dy dekadave të fundit, vetëm duke mbetur ai në krye të qeverisë mund të krijohet uniteti dhe të realizohet harmonizimi i qëndrimit për marrveshjen. Nuk është formati i bisedimeve ai që duhet të na brengosë për marrëveshje nëse jemi të bashkuar e të harmonizuar, sepse ne kemi një kushtetutë valide dhe ajo i ka sanksionuar rregullat e titullarët, por materia  që do përmbajë marrëveshja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …