Brickos

Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se 13 të dyshuar janë akuzuar për rastin e veteranëve të UÇK-së

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se 13 persona janë akuzuar për rastin e veteranëve të UÇK-së. Ai theksoi se rasti është humbur në shkallën e parë, por nuk do e humbin pasi është aktakuzë e mbështetur në prova. “Për rastin e veteranëve kemi akuzuar 13 persona, ky rast sot është në Gjykatën e Apelit, e kemi humbur rastin në shkallën e parë dhe po presim vendimin e Apelit. Aktakuza është e mbështetur në prova dhe nuk do humbet”, ka thënë Lumezi. Sipas tij, nëse ndodh një gjë e tillë do përdorin mjete të jashtëzakonshme juridike për të parë nëse ka pasur shkelje të ligjit. “Nëse e humbim edhe në shkallën e dytë e kemi mundësinë t’i përdorim mjetet e jashtëzakonshme juridike, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe të shohim nëse ka pasur shkelje ligji në shkallën e parë dhe të dytë”, shtoi Lumezi.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …