Kryeqyteti ynë vazhdon të përballet me problemet e shkaktuara nga mbeturinat e shumta

Kryeqyteti ynë Prishtina, po vazhdon të përballet me problemin nga mbeturina të shumta. Ndonëse personat kompetentë për këtë çështje vazhdojnë të deklarojnë se po angazhohen për zgjidhjen e problemit që vije nga mbeturinat, gjendja në terren vazhdon të mbetet e rëndë dhe shqetësuese. Për shkak të gjendjes së rënduar nga mbeturinat, Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytet. Në kuadër të përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen e rënduar nga mbeturinat e shumta nëpër qytet, komuna ka dhuruar gjashtë kamionë të rinj për kompaninë “Pastrimi”. Përveç kësaj, janë siguruar 2 mijë e 500 kontejnerë të rinj, por ende nuk janë shpërndarë nëpër lagjet e kryeqytetit, të cilët besohet se do të bëjnë që të mos ketë më mbeturina të shumta jashtë kontejnerëve, sikur ka nëpër kryeqytetin tonë, Prishtina.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …