Ambasada e SHBA-ve në Kosovë ka reaguar ndaj mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar ndaj mbylljes së qendrave serbe për punë sociale në Kosovë. Në reagim thuhet se ambasada amerikane është e shqetësuar për këtë veprim “të pakoordinuar”. “Ambasada e SHBA-ve është e shqetësuar nga mbylljet e papritura dhe të pakoordinuara të zyrave të mirëqenies së Serbisë në Kosovë. Veprimet e tilla ndikojnë negativisht në mijëra qytetarëve të Kosovës dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet tona bilaterale”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë. Nga ana tjetër, në arsyetimin e vendimin për mbylljen e tyre thuhet se mbyllja e objekteve të Qendrës për punë sociale – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – është bërë për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …