Kryeshefi Ekzekutiv Hulaj së bashku me Menaxherin e Operativës Mergim Panxhaj, realizuan një aksion simbolik duke vizituar klientët e N.P.L “Higjiena”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të konsumatorëve, zyrtarët e komunës së Deçanit, Kryeshefi Ekzekutiv Kastriot Hulaj së bashku me Menaxherin e Operativës Mergim Panxhaj, realizuan një aksion simbolik duke vizituar klientët e N.P.L “Higjiena” në komunën e Deçanit, për të marr opinionet e tyre rreth shërbimit operativ që ofron N.P.L “Higjiena”, sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin, a kanë klientët ndonjë vërejtje apo sugjerim me qëllim të përmirësimit edhe më shumë të shërbimit si kompani. Gjithashtu, ata shpërndanë disa dhurata simbolike dhe i falënderuan qytetarët për korrektësinë në kryerjen e pagesave ndaj N.P.L “Higjiena” Sh.A.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …