Kryesia e degës së Gruas Demokratike vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit

Kryesia e degës së Gruas Demokratike vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit

Sot për nderë të festës së ‘’7 marsit’’, ditës së mësuesit, kryesia e degës së Gruas Demokratike në Prizren, në kuadër të aktiviteteve të saja, vizitoi disa nga veteranet e arsimit në komunën e Prizrenit. Kjo vizitë e organizuar nga ana e GDK-së, bëhet në shenjë mirënjohje, për punën e tyre ndër vite dhe kontributin e dhënë në fushën e edukimit dhe arsimit.  Ne si Grua Demokratike, dhe si shoqëri , duhet të jemi falenderues dhe mirënjohës, përjetë për punën dhe angazhimin e palodhshëm, te cilat kanë shërbyer me saktificë dhe mund, në kohët më të vështira, me të cilat është përballur vendi ynë, atëherë edhe kur është mohuar gjuha shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë dhe mund të ketë tensione të reja

Komandanti i forcës paqeruajtëse KFOR, Ozkan Ulutas, deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë mbetet …