Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pas përplasjeve mes Arben Gashit dhe Ilir Kërçelit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë të jetë në rend dite në seancën e 28 prillit

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që Komisioni Hetimor Parlamentar për energjinë të jetë në rend dite në seancën e 28 prillit. Drejtoria për media e Kuvendit njofton se në seancën plenare do të jetë pikë e rendit të ditës propozimi i 40 deputetëve për Komisionin Hetimor.  “Të enjten, më 28 prill 2022, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryekuvendari,  Glauk Konjufca. Pas shterimit të pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, në rend dite do të jetë propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tjetër pikë e rendit të ditës do të jetë edhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të OSHP-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …