Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot me kërkesë të mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, i cili i ka kërkuar caktimin e datës së mbajtjes së seancës për votimin e ekzekutivit. Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka kohë deri më 4 shkurt që t’ia paraqesë për votim kabinetin e tij deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mospajtimeve rreth postit të kryekuvendarit dhe atij të presidentit Ndryshe, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 09:00 për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

EUCOM dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë mbajtur Bordin e parë të Ndërveprimit të Komandës dhe Kontrollit

Partneritetet Ndërkombëtare C4 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM) dhe Forca e Sigurisë …