Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj partie. Mbledhja pritet të jetë e mbyllur për media, ndërsa pas kësaj pritet që të ketë konferencë. Adresim do të bëjë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Kujtojmë se kjo parti është në fazën e zgjedhjeve të brendshme të saj. Kandidaturën për të parin e LDK-së, deri më tani nuk e ka bërë zyrtare askush nga ky subjekt.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
