Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari ka kërkuar që të shtyhet nisja e mësimit

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rahman Jashari ka kërkuar që të shtyhet nisja e mësimit të gjysmëvjetorit të dytë. Ai ka theksuar se që për shkak të temperaturave të ulta, më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë. “Unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen” ka vlerësuar kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jashari. Me përjashtim të Fushë Kosovës dhe Malishevës, që kanë marrë vendim për shtyrjen e procesit mësimor, komunat tjera kanë njoftuar se mësimi do të fillon të hënën me 12 janar.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla në Bruksel takon raportuesin Schieder, theksohet avancimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Bashkëkryetar i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri …