Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj vlerëson si arritje të vitit funksionalizimin e Prokurorisë në veri

Kryesuesi i KPK, Blerim Isufaj vlerëson si arritje të vitit funksionalizimin e Prokurorisë në veri të vendit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj ka paraqitur rezultatet, sfidat dhe arritjet e këtij institucioni gjatë këtij viti. Isufaj tha se gjatë këtij viti KPK ka arritur të rekrutojë disa prokurorë të rinj. Ai tha se gjatë vitit të ardhshëm KPK planifikon edhe 10 prokurorë. Isufaj  theksoi se gjatë këtij viti KPK ka arritur të funksionalizojë Prokurorinë në veri .Ai tha se KPK ka vlerësuar 33 prokurorë me mandat të përhershëm duke përfshirë edhe kryeprokurorin. Sipas tij plani vjetor ka paraparë 61 derisa ka vlerësuar rreth 80. Me qëllim të ngritjen e efikasitetit në rastet e korrupsionit dhe krimeve ekonomike Isufaj tha se raportet tregojnë efikasitet të dukshëm në rastet e korrupsionit. Nga 381 kallëzime penale janë proceduar 321. Isufaj  tha se ndër sfidat kryesore kanë qenë, buxheti i pamjaftueshëm, numri i vogël i personalit, avancimi i komunikimit me media, e tjera. Ai shtoi se ata si KPK i kanë trajtuar me seriozitet këto sfida.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …