Kryesuesja e Misiont të BE-së Viola von Cramon-Taubadel thotë se procesi i votimit po shkon me rregull

Kryesuesja e Misiont të BE-së Viola von Cramon-Taubadel thotë se procesi i votimit po shkon me rregull

Kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, pasi ka vizituar disa qendra të votimit në Prishtinë në orët e hershme, ka bërë të ditur se procesi i votimit po shkon me rregull. Cramon-Taubadel ka bërë të ditur se 58 ekipe monitoruese të BE-së në teren janë prezente për monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Organizata të shumta vendore dhe ndërkombëtare kanë paralajmëruar se do të vëzhgojnë nga afër procesin e zgjedhjeve. Me ftesë të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Bashkimi Evropian ka dërguar një mision për vëzhgim të zgjedhjeve në Kosovë. Shefja e këtij misioni, Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian nga Gjermania, ka thënë se ky është misioni i pestë i dërguar nga BE-ja për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë nga viti 2013.

Kontrolloni gjithashtu

17 qershor 1999 – Thaçi dhe gjenerali Jackson firmosin demilitarizimin e UÇK-së, ndërsa rifillojnë kthimet masive të shqiptarëve të dëbuar

Kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe komandanti i përgjithshëm i trupave …