Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Abelard Tahiri: Qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e sigurt të Kosovës

Zyrtari i lartë i PDK-së, Abelard Tahiri, ka paraqitur para mediave të gjeturat e deritashme në procesin zgjedhor ndërsa ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje për ta vendosur fatin e sigurt të vendit në katër vitet e ardhshme. “Është inkurajuese që procesi zgjedhor ka filluar për së mbari dhe mijëra qytetarë janë duke e kryer detyrën e tyre qytetare. Dalja deri më tani është relativisht e kënaqshme, gjë që dëshmon se qytetarët i janë përgjigjur ftesës për të votuar për të ardhmen e tyre dhe të Kosovës. Shfrytëzoj edhe këtë rast, që në emër të PDK-së edhe ata qytetarë që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të vendosin për fatin e tyre në katër vitet e ardhshme”, tha Tahiri. Ai po ashtu ka paraqitur para mediave denoncimet e deritashme nga përpjekjet e partive për të blerë vota dhe dëmtuar procesin zgjedhor. Në Prizren kemi denoncuar blerjen e votave nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje. Ky rast është raportuar edhe në polici dhe ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e shkollës “Abdyl Frashëri”, ku është zënë në flagrancë një aktivist i Vetëvendosjes. Ky person është shoqëruar edhe në stacionin policor”, tha Tahiri. Po ashtu, siç tha Tahiri, raste të tilla ka pasur edhe në shkollën “Migjeni” në Mitrovicë, ku një aktivist i Vetëvendosjes ka qëndruar në afërsi të vendvotimit, duke ndikuar tek qytetarët dhe duke i joshur ata për shitje të votës.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …