Sabit SYLA

Prof. dr. Sabit Syla: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, ndërsa gjykimi në Hagë cenon të vërtetën historike

Prof. dr. Sabit Syla, në shkrimin e tij “27 vjet nga çlirimi në gjykim – Lufta çlirimtare dhe narrativat e saj në gjykatë”, trajton rëndësinë historike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificën e dëshmorëve, heronjve dhe martirëve, si dhe procesin gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë. Madhështia e luftës çlirimtare qëndron te sakrifica e dëshmorëve, heronjve dhe martirëve, por edhe te vepra e ish-udhëheqësve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë, të cilët, sipas tij, u bënë themel i lirisë së shqiptarëve dhe simbol i qëndresës e vetëdijes historike. Ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së, përbën, trajtim të padrejtë të luftës çlirimtare. “Lufta çlirimtare ishte e imponuar, e domosdoshme dhe e drejtë”, shkruan Syla, duke theksuar se ajo u zhvillua kundër një pushtuesi që kreu gjenocid dhe spastrim etnik në Kosovë. Lufta e UÇK-së, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës lidhen me të drejtën e popullit për liri dhe shtetësi. Syla kundërshton çdo përpjekje për ta paraqitur UÇK-në si organizatë kriminale, duke e cilësuar një qasje të tillë si deformim të realitetit historik dhe juridik. Ai thekson se UÇK-ja ishte një forcë çlirimtare e lindur nga nevoja për të mbrojtur jetën dhe të drejtat e një populli të shtypur, ndërsa ruajtja e së vërtetës historike mbetet përgjegjësi e çdo brezi.

Kontrolloni gjithashtu

Shkupi ngrihet për çlirimtarët: Marshim në mbështetje të katërshes së UÇK-së para verdiktit në Hagë

Forumi Rinor Shqiptar ka paralajmëruar një marshim në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së …