Kryetari Sami Lushtaku organizon sonte në Skenderaj tubim në pritje të verdiktit të Hagës

Kryetari i komunës së Skenderajt dhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Drenicë, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se sonte në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të organizohet një tubim në pritje të vendimit të nesërm ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Tubimi do të nisë në orën 20:00.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe të gjithë qytetarëve të Skenderajt që t’i bashkohen tubimit.

“Ftoj bashkëluftëtarët, familjet e dëshmorëve, veteranët dhe të gjithë qytetarët e Skenderajt që sonte të jemi bashkë, unikë dhe të palëkundur në mbështetje të çlirimtarëve tanë!”, ka shkruar Lushtaku.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit pritet të shpallet të mërkurën, më 16 shtator, në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Qeni endacak që i sulmoi mjekët e QKUK-së "është arrestuar", është dërguar në mbajtje(!)

Me kërkesë të Ministrisë së Sportit, Përparim Ramës nuk i lejohet të marrë fjalën në forumin “Rruga 2030: Kosova në Skenën Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se ka kërkuar përjashtimin e …