Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ngritur shqetësime për zhvillime të mundshme të sigurisë në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke pretenduar se Serbia mund të përgatisë ose të inskenojë skenarë destabilizues. Haradinaj ka komentuar edhe paralajmërimet e ambasadave ndërkombëtare për tubime dhe protesta të mundshme më 16 shtator. Këto paralajmërime janë bërë publike edhe nga disa vende evropiane, të cilat kanë kërkuar vigjilencë për shkak të tubimeve të planifikuara. Reagimet pas vendimit nuk do të kufizohen domosdoshmërisht vetëm te protestat në Kosovë dhe ka pretenduar se mund të ketë skenarë më të rrezikshëm, për të cilët, sipas tij, duhet të jetë e angazhuar edhe Evropa. “Nuk duhet patjetër që elementi të jemi ne. Ata kanë me pas reagime. Prandaj po them edhe një herë, ka me pas skenarë edhe më të rrezikshëm, prandaj Evropa është e angazhuar. Skenarë që do t’i bëjë Serbia, që do t’i inskenojë si në vitin 2004-2005, trazirat e marsit. Çka mendoni, që serbët do të rrinë duarkryq?”, është shprehur Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
