Pas publikimit të numrave të partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit, kryetarët e tyre kanë shpalosur sloganet e fushatës zgjedhore. Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se subjekti që drejton do ta ketë sloganin “Krah teje”. “129 është numri i AAK-së në këto zgjedhje. Të renditur e në rresht si një, jemi krah teje Kosovë. Kosova na thërret! Na priftë e mbara!”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.Lideri i partisë Vetvendosje, Albin Kurti ka shkruar: “Kemi numrin 116. Bashkë me qytetarët angazhohemi për një fitore edhe më të madhe”. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shkruar se “numri 130 është numri i bashkimit për Kosovën’ Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka bërë të ditur sloganin e partisë që drejton: “Zgjedh shpresën! 123 është numri ynë!”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
