Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së kanë biseduar për Ballkanin perëndimor

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së në qershor të vitit 2003 ishin takuar  në qytezën turistike greke Porto Carras, dhe kishin biseduar për Ballkanin perëndimor. Unioni mbështet “pa asnjë rezervë” anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, thuhet në deklaratën përfundimtare: “E ardhmja e shteteve të Ballkanit është në Europë.” Ky “premtim i Selanikut”, ku u mbajt samiti, nuk është përmbushur as sot pas dy dekadash. Në vitin e kaluar shtetet e BE-së morën vendimin, i cili  sipas tyre  quhet historik, pavarësisht përvojave negative me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur zyrtarisht si vende kandidate për në BE Ukrainën dhe Moldavinë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …