Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka mirëpritur në takim, imamin e Xhamisë Qendrore në Shtime, Isa ef. Tërshanin. Në postimin e tij në facebook, kryetari Aliu ka shkruar:
“Kënaqësi e veçantë të pres në zyrën time, Hoxhën e nderuar, të respektuarën figurë intelektuale, atdhetare e fetare, imamin e Xhamisë Qendrore në Shtime, Isa ef. Tërshani me të cilin ndamë çaste të këndshme bashkëbisede ku edhe pranova dhuratë veprat e tij, një pasuri e çmuar për studimet në këtë fushë”.