Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim profesorët e muzikës të ansamblit kamertal “TrioMosso”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve ditore ka mirëpritur në takim profesorët e muzikës të ansamblit kamertal “TrioMosso” nga Ferizaj.

“Performancat e ansamblit kamertal “TrioMosso” nga Ferizaj në qendra të shumta në gjithë gjeografinë shqiptare janë kultivimi më kuptimplotë e kujtesa më e mirë e vlerave të muzikës shqipe dhe muzikës klasike. Kënaqësi e veçantë të pres në zyrën time, për t’i përgëzuar për këtë sukses, profesorët e muzikës, Rinor Aliu, Arbëresha Ademi dhe Arjeta Krosa”, ka shkruar në profilin e  tij në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

FTESË PËR PJESËMARRJE NË SESION INFORMUES

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Iniciativën për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK),do të …