leoni

Kryetari Aliu i ofron mbështetjen e parezervë menaxhmentit të QKMF-së, priten reforma

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, me qëllim që të uroj për detyrën e re drejtoren e QKMF-së, Nadire Ymeri, të bashkëbisedoj me personelin drejtues dhe punonjësit shëndetësor rreth sfidave që ka institucioni si dhe t’i garantoj mbështetjen e plotë e të gjithanshme në përmbushjen e objektivave në fushën e shëndetësisë. Kryetari Aliu vuri theksin te mungesa e stafit shëndetësor përkatësisht mjekëve që po paraqet sfidë të jashtëzakonshme në ofrimin e shpejtë të shërbimeve shëndetësore dhe që njëkohësisht paraqet sfidë për mjekësinë primare, sigurimi i kuadrove për vitet në vijim. Ai tutje garantoi drejtuesit e këtij institucioni që do të kenë mbështetjen e plotë në çdo nismë dhe reformë të ndërmarr me qëllim përmirësimin e shërbimit shëndetësor për qytetarët ferizajas e më gjerë. Drejtorja Ymeri njoftoi të parin e Ferizajt, Agim Aliu për hapat e para të ndërmarra në këtë institucion si dhe gjendjen e përgjithshme të institucionit më të lartë shëndetësor në nivelin lokal. Ajo tha se nevojitet një intensifikim i bashkëpunimit në reformën shëndetësore me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u zotua se gjatë qeverisjes së tij, ky institucion do të njoh ritme të reja zhvillimi dhe investimi në infrastrukturën shëndetësore të munguar për vite me radhë si dhe modernizimin e atyre ekzistuese. Gjatë takimit të përbashkët me drejtoren dhe shefat e njësive të QKMF u trajtuan një varg çështjesh organizative, teknike e reformuese që ka nevojë të investohet për to që ky institucion të progresoj edhe më shumë në shërbime dhe performancë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Drenoc filluan punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë ka përcjellë nga afër fillimin …