leoni

Shkolla e Stubllës përfituese e grantit prej 70 mijë eurosh nga qeveria japoneze

Shkolla fillore e mesme e ulët “Dom Mikel Tarabulluzi” në Stubëll të Epërme të komunës së Vitisë, është përfituese e grandit prej 70.000 eurosh të ndarë nga Qeveria e Japonisë, nëpërmjet ambasadës së saj në Vjenë. I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij granti, ishte edhe ministri i ambasadës së Japonisë në Vjenë Kaziuku Takeuqi dhe sekretari i parë i kësaj ambasade Seiji Kodana. Nënshkrimin e këtij granti e bënë kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me drejtorin e shkollës së Stubllës Marjan Ukaj. Ky grant parasheh rivitalizimin e shkollës “Dom Mikel Tarabulluzi” dhe si i tillë është ndarë në gjashtë komuna të Kosovës, mes të cilave ishte përzgjedhur edhe komuna e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …