Po vazhdon ndërtimi i shtallave për fermerët malishevas

Komuna e Malishevës, këtë vit ka filluar me realizimin e projektit për ndërtimin e dhjetë shtallave për fermerët lokal. Ndërtimi i shtallave ka filluar, ndërsa realizimin e këtij projekti, e kanë parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët janë ndarë të kënaqur me ecurinë e punimeve. Sot, është vizituar fermeri Endrit Kastrati nga Turjaka, i cili është njëri nga dhjetë përfituesit e këtij projekti. Ndërtimi shtallës për këtë fermer është duke vazhduar me intensitet nga ana e operatorit, ndërsa fermeri Kastrati është shprehur i kënaqur me punimet që janë duke u bërë. Nënkryetari Berisha dhe drejtori Hoxha, thanë se “sikur viteve tjera, jemi duke vazhduar me përkrahje konkrete për fermerët dhe në bujqësi në përgjithësi”. “Sa më shumë që ju e shtoni numrin e krerëve, ne po aq obligohemi që t’iu përkrahim juve, pasi me këtë rritet edhe prodhimi edhe konsumi i produkteve vendore, dhe në të njëjtën kohë është investim në fuqizimin e bujqësisë”, tha Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …