leoni

Kryetari Jashari në vizitën e tij zyrtare në Turqi

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim jashari, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, përveç tjerash së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj si kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe Bislim Zogaj si anëtar i këtij komisioni, ka vizituar kompleksin memorial në Çanakkala. Kjo vizitë ka shërbyer për të parë nga afër se si mirëmbahen memorialet e historisë së një populli. Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz është trashëgimi e pasur e historisë sonë kombëtare, dhe si të tillë kemi për obligim ta ruajmë nëpërmjet konservimit dhe ndërtimit. Gjatë kësaj vizite, kanë marrë pjesë gjithashtu edhe në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakkalasë, dhe në nderim të shqiptarëve të rënë në atë betejë, kemi vendos lule te varret e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …