Brickos

Bekim Jashari: Kompleksi "Adem Jashari" është trashëgimi e historisë sonë kombëtare të cilën duhet ta ruajmë

Bekim Jashari: Kompleksi “Adem Jashari” është trashëgimi e historisë sonë kombëtare të cilën duhet ta ruajmë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari i shoqëruar nga zëvendës-kryeministri Limaj dhe anëtar i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” Bislim Zogaj e ka vizituar kompleksin memorial në Çanakkala. Jashari ka thënë se Kompleksi në Prekaz është trashëgimi e historisë sonë kombëtare, dhe si të tillë duhet ta ruajmë. “Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, përveç tjerash së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj si kryesues i Komisionit Ndërministror për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe Bislim Zogaj si anëtar i këtij komisioni, kemi vizituar kompleksin memorial në Çanakkala. Kjo vizitë ka shërbyer për të parë nga afër se si mirëmbahen memorialët e historisë së një populli. Kompleksi “Adem Jashari” në Prekaz është trashëgimi e pasur e historisë sonë kombëtare, dhe si të tillë kemi për obligim ta ruajmë nëpërmjet konservimit dhe ndërtimit. Gjatë kësaj vizite, kemi marrë pjesë gjithashtu edhe në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakkalasë, dhe në nderim të shqiptarëve të rënë në atë betejë, kemi vendos lule te varret e tyre”, ka shkruar kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …