Ramush Haradinaj: AAK-ja nuk pretendon se do të jetë e parë në zgjedhje por të të arrijë ndonjërin nga postet kryesore

Kryeministri Haradinaj duke folur për largimin e qytetarëve nga vendi, ka pranuar se fajet i ka politika dhe ai vet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për largimin e qytetarëve të Kosovës nga vendi, ndërsa ka saktësuar se fajet për këtë i ka politika dhe ai vet. Kushdo që ka pasur përgjegjësi për këtë, i ka fajet. Po ashtu nëse e analizojmë këtë gjendje, duhet të përballemi me atë që nuk është në rregull në vendin tonë, që qytetarët të mos ikin”, ka thënë Haradinaj. Ai ka folur edhe për sektorin privat ku tha se gjendja është e rëndë. “Ne kemi një dialog tripalësh që quhet punëdhënës, punëmarrës dhe sindikata. E para që do të ndodh është shqyrtim rreth pagës minimale që do ta përmirësojë gjendjen. Pastaj do të kemi një dialog me sektorin privat, jo me qëllim që ta dëmtojmë, por të krijojmë marrëdhënie më serioze në punë”, ka thënë ai. Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për ndërhyrjet e mundshme në veri, punësimet në Telekom dhe për raportin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …