Ambasadori amerikan, Philipp Kosnett thotë se SHBA përkrahë njerëzit në mbarë botën të cilët kërkojnë liritë e njëjta

Kosnett: Kushtetuta e Kosovës, nuk jep hapësirë për t’i ndëshkuar institucionet që i shpërfillin rekomandimet

Në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë është themeluar Njësiti për Luftimin e Mashtrimeve, me anë të ndihmës të dhënë nga USAID-i. Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett është shprehur se me anë të kësaj njësiti po dërgohet porosia se do të luftohet dhe do të vihet në dukje çdo mashtrim dhe korrupsion që ndodhë në Institucionet e Kosovës. Duke përmendur rezultatet e këtij njësiti, diplomati amerikan tha se deri më tani ky njësit ka zbuluar 38 raste të mundshme të mashtrimit, dhe kjo, sipas tij, është një fillim premtues që i dëshmon qytetarëve se institucionet nuk kanë asgjë për të fshehur. Ambasadori, Philip Kosnett, kishte kritika rreth mos realizimit të rekomandimeve të Zyrës së Auditorit, ngase vetëm një e treta e rekomandimeve të tyre janë realizuar gjatë vitit të fundit. Problemin për këtë, ai e konsideron tek Kushtetuta e Kosovës, që nuk jep hapësirë për t’i ndëshkuar institucionet që i shpërfillin rekomandimet. Kosnett fajtor e la dhe Kuvendin e Kosovës,  i cili   po e shpërfillë Zyrën e Auditimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …