Kryetari Aliu ka pritur në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim, Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, me bashkëpunëtoret e tij, për të diskutuar projektet ekzistuese si dhe projektet e reja mes Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, projekte këto që natyrshëm, do të marrin drejtimin e duhur, për t’i sjellë Ferizajt infrastrukturën e nevojshme kulturore, sportive e rinore. Gjatë këtij takimi është dakorduar që bashkë t’i koncentrojnë kapacitetet institucionale, për të kryer studimet e nevojshme, analizën e duhur, që projekte të rëndësisë së veçantë siç është Stadiumi i Ri Futbollistik “Ismet Shabani”, pishinat gjysmë olimpike, restaurimet e objekteve të trashëgimisë kulturore si edhe projektet që tashmë janë në fazë të avancuar të punimeve si Pallati i Kulturës, Qendra e Panaireve dhe Sporteve në Greme e të tjera të marrin drejtimin e duhur ligjor e institucional, për t’u jetësuar.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …