Kryetari Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Avni Gashi, sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi si dhe anëtarin e Bordit të Federatës, njëkohësisht kryetrajnerin në Klubin e Karatesë “Sharri” në Ferizaj, Shemsi Shaqiri dhe Qëndrim Alija mbështetës i KK “Sharri”, me të cilët ka bashkëbiseduar mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në dobi të klubeve ferizajase të karatesë, klube që vazhdueshëm janë në majat e renditjes tabelare duke dhënë 11 garues nga Ferizaj nga 28 sa janë të gjithë, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian të Karatesë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …