Kryetari Aliu, ka pritur në takim z. Kushtrim Shala dhe z. Ardian Alaj – Koordinator i ICT Awards

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim z. Kushtrim Shala – Koordinator i Bordit Drejtues të “ALBICT” – Shoqata Jofitimprurëse Shqiptare e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit si dhe z. Ardian Alaj – Koordinator i ICT Awards për Kosovë, të cilët në kuadër të platformës që ofron Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, po organizojnë Konkursin Mbarëkombëtar të Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe Inovacionit “Albanian ICT Awards”, mundësi kjo që iu prezantua të rinjve ferizajas për t’i kanalizuar prirjet e tyre në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryetari Aliu tha se i Inkurajojmë të rinjtë ferizajas që t’i bashkohen kësaj gare, me shtrirje në gjithë gjeografinë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …