leoni

Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij Kryetarin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, z. Bardhyl Mahmuti

Kryetari i komunës së ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij, Kryetarin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, z. Bardhyl Mahmuti si dhe zëvendëskryetarin e kësaj Qendre, z. Adnan Asllani, nga të cilët mori falënderimin e kësaj Qendre për Komunën e Ferizajt, për mbështetjen e miratimin në Kuvend që i bënë Lulëkuqes me katër petale si simbol zyrtar përkujtimor i viktimave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Gjithashtu, u diskutua për aktivitetin e nesërm, ku me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, në sheshin e Ferizajt do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …