Kryetari Aliu ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, nën-Kampion Botëror i karatesë në kategorinë U11

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij vogëlushin Yll Mahalla, që këto ditë, në vazhdim të traditës dekadëshe familjare, nga Kupa e Botës mbajtur në Porec të Kroacisë, i solli Ferizajt medaljen e Nën-Kampionit Botëror të karatesë në kategorinë U11. Ylli nga Klubi i Karatesë Sportive Moderne “Kastrioti” është ylli në ngjitje i sportit të karatesë, një potencial i së ardhmes në karate, mes familjarëve të tij, ikonave të karatesë shqiptare prirë nga themeluesi i shkollës së karatesë sportive moderne, prof. Fahri Mahalla, kryetrajneri Gani Mahalla, kryetari i klubit Halil Mahalla, trajnerët Nebi e Fehmi Mahalla, vlera këto që i bëjnë nderë sportit shqiptar dhe padyshim do ta kenë mbështetjen tonë institucionale, ka thënë kryetari Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …