Kryetari Aliu ndan dekoratën “NDERI I QYTETIT” për Dr. Ramadan Jashari

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka ndarë dekoratën “NDERI I QYTETIT” për Dr. Ramadan Jashari. “Shkencat mjekësore njohin emrin e kontributin e tij shkencor e profesional duke u renditur në mesin e mjekëve të kalibrit botëror, me dijet e tij enciklopedike, me aftësitë e rralla profesionale, është ky mjeku i plejadës së artë të shëndetësisë ferizajase, kirurgu i  përgjithshëm, kirurgu i zemrës, eksperti i transplantimeve të indeve kardiovaskulare, mjeku që iu besua shëndeti i mijëra qytetarëve e në mesin e tyre shumë personalitetesh e udhëheqësish të lartë shtetesh, i papërsëritshmi ferizajas, që në 150 vjetorin e themelimit të qytetit, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”,  për Dr. Ramadan Jashari. Për kontributin historik për shëndetësinë në Ferizaj, në përfaqësim të idealeve të larta të humanizmit e të atdhedashurisë”- ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet tryeza e diskutimit “Ora e gjelbër”, e organizuar nga SHL Kosova

Shefi i Kabinetit të Kryetarit të komunës së Rahovecit, z. Ali Morina, i shoqëruar nga …