Kryetari Aliu po vazhdon vizitën e tij në Turqi

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, gjatë vizitës së tij në Turqi është takuar edhe me Kryebashkiakun e Samsunit, Mustafa Demir dhe bashkëpunëtorët e tij, me ç’rast kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën ekonomike, arsimore e kulturore mes dy komunave, investime që natyrisht i mirëpriten, duke kryer paraprakisht gjithë detyrat tona për t’i mirëpritur ato ka thënë kryetari Aliu. Regjioni i Samsunit si një nga më të mëdhenjtë në Republikën e Turqisë, me numër të popullsisë prej miliona banorësh ka çfarë t’i ofroj Ferizajt e Kosovës, këta janë hapa të bashkëpunimit të cilat i vendosëm me Kryebashkiakun Demir, ka thënë kryetari Aliu.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …