Kryetari Aliu, priti në një takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtoret e tij, ka pritur në një takim Britta Schweighöfer nga Këshilli i Evropës si dhe bashkëpunëtoren e saj Yllka Lamaxhema Sahatqiu. Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje në mesin e tyre ishte edhe projekti kushtuar komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas për mosbraktisjen e shkollimit.

“Sot, me bashkëpunëtorët e mi pritëm zonjat Britta Schëeighöfer, vlerësuese e pavarur si dhe bashkëpunëtoren e saj, Yllka Lamaxhema Sahatqija nga projekti Romacted, bashkëfinancim mes Këshillit të Evropës dhe Komunës së Ferizajt, kushtuar nismave me dobi për komunitetin romë, ashkanli dhe egjiptas në Ferizaj, që ka rezultuar me furnizimin me pajisje shkollore dhe trajnime për mosbraktisjen e shkollimit nga ky komunitet, e që patjetër synojmë që si projekt dhe vizion, ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, është shprehur Kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Përurohet objekti i ri i shkollës fillore “Lan Selimi” në fshatin Lumbardh

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Deçanit, z. …