Brickos

Kryetari Aliu, raporton për punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gjatë ditë së sotme numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorët e drejtorive komunale, ka bashkëbiseduar për dy orë rresht me qytetarët ferizajas, me ç’rast i ka njoftuar  për punën, të arriturat, sfidat dhe projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti si dhe ka diskutuar edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025. Qytetarët ferizajas në hapje te këtij takimi Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i ka njoftuar për projektet që janë realizuar dhe që po realizohen gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Ai ka veçuar marrëveshjet e shumta që po bën me organizata ndërkombëtare  e që sipas tij janë projekte shumë të rëndësishme që po realizoheni. “Në kuadër të objektivave tona dhe platformës tonë, jemi duke nënshkruar marrëveshje të shumta tjera, ku komuna  e Ferizajt dhe qytetarët do të jene përfitues të shumë të këtyre marrëveshjeve që janë bërë dhe që po bëhen. Kemi bërë nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 2 ,e shtetin e Katarin, i cili do të jetë një investim për 1.7 milion euro për ndërtimin do të jetë në një prej zonave shumë të kërkuara pikërisht për të shërbyer për qytetaret. Angazhim i yni i përhershëm, nuk është vetëm shëndetësia, por edhe mbi transformimin urban të qytetit të Ferizajt, ku tashme ju e dini që  ka filluar rrugën “Ahmet Kaçiku”, që ndërlidhet me projektin e nënkalimit “Bashkimi i Qytetit”, dhe direkt transformon direkt atë pjesë të segmentit rrugor që do të përfundojë tek Stacioni i Policisë në Ferizajt, pastaj posa ta përfundojë projekti që është në përfundim e sipër i  nënkalimit të ri, ndërkaq ajo pjesë do të ndërlidhet edhe me Pallatin e Kulturës, e cila lidh edhe zonën e arsimit pra shkollat , por kjo do të ndodh pasi të përfundojë rruga “Ahmet Kaçiku”, dhe ne po kujdesim që kjo të përfundojë në afate sa më të shpejta, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë kur të vine, të kenë një qarkullim sa më të lehtë”, ka thënë Kryetari Aliu. Ai ka shtuar se po vazhdojnë projektet të shumta edhe ne asfaltim të rrugëve dhe rrugicave në rrjete të ujësjellësit, kanalizim, por  rëndësi e madhe i është kushtuar edhe hapësirave të gjelbërta në qytet, por edhe në fshatra. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, qytetarët e pranishëm, mediat dhe shoqërinë civile i ka njoftuar edhe për buxhetin e Komunës së Ferizajt për vitin 2023. Ai ka thënë se buxheti do të jetë në vlerë mbi 37 milion euro, ku vetëm për investimet kapitale janë paraparë mbi 11 milion euro, ndërkaq pjesa tjetër do të shpërndahet edhe në kategoritë tjera përfshirë këtu subvencionet dhe transferet, mallra dhe shërbime shpenzimet komunale, shpenzimet rrjedhëse, pagat dhe shtesat si dhe  punësimin. Ndërkaq qytetarët e pranishëm në këtë diskutim, kanë lavdëruar punën e Kryetarit Aliu. Ata janë shprehur tejet mirënjohës për shumë projekte të cilat janë realizuar në të mirën e përgjithshme. Qytetaret kanë parashtruar edhe një varg kërkesash të cilat kishin të bënin kryesisht me infrastrukturë rrugore. Pyetjeve të qytetarëve ju përgjigjën drejtorët e drejtorive komunale, por edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …