Kryetari amerikan Donald Trump ka arritur në Rijad të Arabisë Saduite, duke nisur kështu udhëtimin e parë jashtë vendit. I shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, u prit nga Mbreti Salman në aeroportin e këtij vendi. Trump do të bisedojë gjatë ditës me liderët suaditë, përpara se të marrë pjesë në një darkë me pjesëtarët e familjes mbretërore në Pallatin Murabba. Më 21 maj, presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në samitin rajonal në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftën kundër grupeve ekstremiste.
